English with Ina

Rreth Inës

Unë jam Ina, kështu më kanë quajtur që fëmijë, prandaj ky emër qëndron më pranë zemrës time, edhe pse emri im i plotë është Fatime Seda Bashllari.

Eksperiencën time si mësuese e gjuhës Angleze e kam nisur në qëndra kursesh që kur isha ende studente. Më pas në shkollë dhe së fundmi pedagoge e jashtme në Universitetin “ Aleksandër Moisiu” Durrës.

Unë jam e martuar dhe gjithashtu jam mami e dy fëmijëve, Azalea dhe Aciano. Të dy kanë emra lulesh, bekimet e mija të ardhura nga kopshtet e luleve të parajsës. 🌸 🌸

Ne vitin 2019 pas lindjes së vajzës u shkëputa nga shkolla ku punoja. Por pasioni për mësimdhënien nuk më linte të isha e qetë.
Përveç të bërit rolin e nënës doja të merresha dhe me diçka tjetër, të ndihesha e dobishme, kështu që vendosa të hap platformën ” English with Ina“, të parën në Shqipëri.
Më vjen mirë që unë theva akullin që një mësuese e gjuhes Angleze mund të bëj video duke shpjeguar edhe pse në fillim paragjykohej. Jam shumë e lumtur që tani shumë vajza të tjera kanë vendosur të ndjekin të njëjtën rrugë.


Unë jam themeluese e “Seda Academy” me një staf mësuesesh të kualifikuar dhe mbi 1000 student të kënaqur. Ne ofrojmë kurse të gjuhës Angleze online per të gjitha nivelet duke u ardhur në ndihmë shqipëtarëve
brenda dhe jashtë Shipërisë të mesojnë gjuhën Angleze nga komoditeti i shtepisë së tyre.


Ky rrugëtim ka pasur vështirësite e veta, jam përballur e zhgënjime, njerëz të
papärgjegjshem. Ka pasur dhe moment
kur kam dashur te heq dorë nga çdo gjë.Por jo, mbi të gjitha çdo eksperience më ka bërë të mësoj dhe të rritem.
Prandaj unë dhe stafi im i mrekullueshëm jemi këtu t’i vijmë në ndihmë çdo personi
kudo që ndodhet të mësoj gjuhën Angleze,giuha që t hap të gjitha dyert në botë.

Përgatitje për

Çfarë ofrojmë ne

Kurs anglisht për fëmijë

Kurs individual ose grup

Kurse për të gjitha nivelet A1, A2, B1, B2, C1, C2

Kurs "Speaking" me fokus komunikimin

sqSQ